Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit/ Flet mjeku Artan Koni pas dëshmisë në SPAK: Në shtet seti kushton 2.4 euro, privati e ka 198̷

20 Janar 2020, 10:46 Nga DOSJA
Koncesioni i sterilizimit/ Flet mjeku Artan Koni pas dëshmisë në

TIRANE- Artan Koni, mjeku i cili u pyet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit ka deklaruar se është thirrur si kallëzues për këtë çështje. “Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit e këtij koncesioni, si ekspert i fushës që jam. I sqarova detaje të hollësishme, nuk mund t’ju them çdo detaj për shkak të hetimit. Ishte një deklaratë ndihmuese për prokurorinë sesi bëhet llogaritja në sterilizim. Kemi dyshime që është koncesion korruptiv. I mbetet prokurorisë që të vlerësojë nëse ka pasur korrupsion, dhe baza kryesore janë kostot ekonomike që i janë shkaktuar shtetit shqiptar. Koncesion që i paguhet shqiptarëve 17 milionë euro në vit, ndërkohë që një set kirurgjikal kostoja është 2.4 euro, koncesionit i paguajmë 198 euro. Kjo është baza që kemi. Nuk e dimë nëse edhe SPAK do e pezullojë këtë çështje. Llogaritjen e dëmit s’mund ta bëjmë ne, atë e bën prokuroria. Ajo do të na thotë a ka dëm financiar dhe sa është ky dëm dhe kush është përgjegjësi. Jo, nuk kemi prova të reja“-tha Koni për gazetarët.

Më 23 dhjetor nisma “Thurje” depozitoi në SPAK kallëzimin e parë për hetimin e ish-zyrtarëve të lartë,për koncesionin e sterilizimit. Në padi, thuhet se ky shërbim publik me kosto të ulët, i kaloi privatit, pasi sipas tyre, koncesioni për sterilizimin i shkakton dëm buxhetit të shtetit. Koncensioni i sterilizimit është lidhur për një afat 10-vjeçar,  me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh. Përfaqësusit e Nisma “Thurje” hedhin akuza edhe mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas tyre, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni koncesioni i sterilizimit nisma thurje padi për koncesionin e sterilizimit spak artan koni koncesioni i sterilizimit nisma thurje padi për koncesionin e sterilizimit spak

Sondazh

Poll