Aktualitet

E plagosën bashkë me burrin në banesën në Allias/ Afërdita Laze tregon përballjen me autorët: Kërkonin lekë, më qëll

20 Janar 2020, 09:34 Nga DOSJA
E plagosën bashkë me burrin në banesën në Allias/

Tiranë- Afërdia Laze, e cila ngeli e plagosur mbrëmjen e djeshme në banesën e saj në Allias, pasi dy persona të armatosur u futën në të, ka deklaruar se ishte vajza e saj ajo që i ka njoftuar për autorët. Ajo ka treguar se autorët kërkonin lekë por nuk mundën të gjenin asgjë.

“Vajza dëgjoi zhurma dhe na tha dikush po hyn në shtëpi. Petriti doli në korridor dhe një nga autorët i drejtuan pistoletën. Pasi dëgjova të shtëna dola në korridor ata më qëlluan.Autorët kapërcyen murin dhe ikën me vrap. Kërkonin lekë po nuk mundën të gjenin gjë.”, është shprehur ajo.

Mbrëmjen e djeshme  në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur.  Çifti i bashkëshortëve janë pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir. Prindër të dy fëmijëve, ata tentuan të mbronin pronën e tyre nga grabitësit, por në momentin që i kanë pikasur, janë përleshur dhe grabitësit i qëlluan me armë zjarri. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias

Sondazh

Poll