Aktualitet

Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/Autorët kishin informator të brendshëm, në vilë nuk u ndez as alarmi

20 Janar 2020, 08:59 Nga DOSJA
Detaje nga plagosja e çiftit në Allias/Autorët kishin

Tiranë-Detaje të reja kanë dalë nga plagpsja e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze në Allias, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se autorët janë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe faktin që biznesmenët kishin planifikuar për të lëvizur nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se autorët kanë pasur informator të brendshëm pasi grabitja ndodhi pikërsisht ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore nga furrat “Laze” dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit. Po kështu alarmi i vilës aktivizohej në orën 22:30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme. Një tjetër detaj që përforcon këtë pistë është edhe fakti që autorët kanë shkuar direkt në dhomën ku dyshohet se çifti mbante lekët. Nuk dihet ende nëse ata kanë marrë para.

Si janë futur në banesë?

Pas banesës dy katëshe të familjes Laze është një tjetër vilë katër katëshe, ku disa hyrje ishin lëshuar me qira. Autorët kanë kaluar murin rrethues  dhe janë  futur në vilën e çiftit Laze nga pjesa e pasme, ku nga kjo anë nuk ka kamera.

Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur.  Çifti i bashkëshortëve janë pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir. Prindër të dy fëmijëve, ata tentuan të mbronin pronën e tyre nga grabitësit, por në momentin që i kanë pikasur, janë përleshur dhe grabitësit i qëlluan me armë zjarri. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias

Sondazh

Poll