Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit/ SPAK nis punën, merr në pyetje Artan Konin, mjeku: Është Prokuroria ajo që heton

20 Janar 2020, 09:18 Nga DOSJA
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK nis punën, merr në pyetje Artan Konin,

TIRANE- SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur punën me hetimin për kontratën e denoncuar nga Nisma Thurje, atë të sterilizimit. I pari që është marrë në pyetje është doktori urolog, Artan Koni, i cili është edhe një prej denoncuesve fillestar të kësaj çështjeje, që “Thurje” e cilëson si korruptive. Pasi doli nga ambientet e SPAK, Koni tha se deklarata e tij ishte ndihmuese për prokurorinë, për një aferë që ai tha se i janë shkaktuar miliona lekë dëm popullit shqiptar.

“Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit e këtij koncesioni, si ekspert i fushës që jam. I sqarova detaje të hollësishme, nuk mund t’ju them çdo detaj për shkak të hetimit. Ishte një deklaratë ndihmuese për prokurorinë sesi bëhet llogaritja në sterilizim. Kemi dyshime që është koncesion korruptiv. 

I mbetet prokurorisë që të vlerësojë nëse ka pasur korrupsion, dhe baza kryesore janë kostot ekonomike që i janë shkaktuar shtetit shqiptar. Koncesion që i paguhet shqiptarëve 17 milionë euro në vit, ndërkohë që një set kirurgjikal kostoja është 2.4 euro, koncesionit i paguajmë 198 euro. Kjo është baza që kemi. Nuk e dimë nëse edhe SPAK do e pezullojë këtë çështje. Llogaritjen e dëmit s’mund ta bëjmë ne, atë e bën prokuroria. Ajo do të na thotë a ka dëm financiar dhe sa është ky dëm dhe kush është përgjegjësi. Jo, nuk kemi prova të reja“-tha Koni për gazetarët.

Më 23 dhjetor nisma “Thurje” depozitoi në SPAK kallëzimin e parë për hetimin e ish-zyrtarëve të lartë,për koncesionin e sterilizimit. Në padi, thuhet se ky shërbim publik me kosto të ulët, i kaloi privatit, pasi sipas tyre, koncesioni për sterilizimin i shkakton dëm buxhetit të shtetit. Koncensioni i sterilizimit është lidhur për një afat 10-vjeçar,  me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh. Përfaqësusit e Nisma “Thurje” hedhin akuza edhe mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas tyre, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

(J.V:F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni koncesioni i sterilizimit nisma thurje padi për koncesionin e sterilizimit artan koni koncesioni i sterilizimit nisma thurje padi për koncesionin e sterilizimit

Sondazh

Poll