Aktualitet

Plagosja e çiftit në Allias/ Grabitësit kishin informator të brendshëm, hynë në vilën me kamera para se të binte alarmi

20 Janar 2020, 07:16 Nga DOSJA
Plagosja e çiftit në Allias/ Grabitësit kishin informator

TIRANE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët dyshohet se janë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe se kishin informacion për planet e kësaj familjeje. Mësohet se autorët kanë pasur informator të brendshëm pasi grabitja ndodhi pikërsisht ditën e dielë, kur bëhej mbledhja e xhirove javore nga furrat “Laze” dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit. Autorët kanë kaluar murin rrethues dhe janë futur në vilën e çiftit Laze nga pjesa e pasme, pikërisht nga ana ku nuk ka kamera. Po kështu alarmi i vilës aktivizohej në orën 22:30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme.  Një tjetër detaj që përforcon këtë pistë është edhe fakti që autorët kanë shkuar direkt në dhomën ku dyshohet se çifti mbante lekët.

Por ata u pikasën nga vajza  17-vjeçe, Dejzi Laze, e cila ndodhej brenda banesës në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në dëshminë e saj para grupit hetimor 17-vjeçarja ka dëshmuar se autorët ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre kishte armë. “Ishin dy persona të maskuar dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës” , është shprehur ajo.

Ndërsa vetë Afërdita Laze ka dëshmuar se autorët kërkonin lekë, por nuk mundën të gjenin asgjë. “Vajza dëgjoi zhurma dhe na tha dikush po hyn në shtëpi. Pasi dëgjova të shtëna dola në korridor ata më qëlluan. Autorët kapërcyen murin dhe ikën me vrap. Kërkonin lekë po nuk mundën të gjenin gjë.”, është shprehur ajo.

Mbrëmjen e djeshme  në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët ata kanë qëlluar me armë.  Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias

Sondazh

Poll