Aktualitet

Pasagjerët e avionit të linjës Romë-Tiranë përjetojnë momente pasigurie e tmerri në ajër, mjegulla s’lë avionin të

20 Janar 2020, 07:11 Nga DOSJA
Pasagjerët e avionit të linjës Romë-Tiranë

RINAS- Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, kjo për shkak  të mjegullës së dendur që kishte     përfshirë mbrëmjen e djeshme gjithë vendin.

Mësohet se avioni ka mbetur në ajër, duke bërë disa rrotullime, deri sa është marrë vendimi që ai të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali, rreth orës 23:00. Kështu, pasagjerët e këtij fluturimi kanë përjetuar momente tmerri dhe pasigurie për disa orë.

Por, ende nuk ka asnjë informacion nga kompania e fluturimit, se çfarë do të ndodhë me ta dhe prej disa orësh gjenden në karriget e aeroportit të Brindisit, pa asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me udhëtimin e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avioni rome-tirane mjegulla ne tirane pasagjeret ne brindisi avioni rome-tirane mjegulla ne tirane pasagjeret ne brindisi

Sondazh

Poll