Aktualitet

“Lobimi rus prej 675,000 dollarësh që Shqipëria të mos pranohet në BE”/ Çim Peka zbulon si u bë shkrimi i “Bild”:

20 Janar 2020, 06:19 Nga DOSJA
“Lobimi rus prej 675,000 dollarësh që Shqipëria të mos

Tiranë-  Gazetari Çim Peka ka reaguar për shkrimin e medias gjermane “Bild”, ku në të thuhej  se 675,000 euro, të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të Partisë Demokratike kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së. Peka në një reagim në Facebook ka theksuar se ky artikull u botua nga media gjermane pasi një darke tek Padami mes Taulant Ballës dhe Dor Duckes, redaktores së politikës në “Bild”.

“Kush ka kujtese, identik te njejten gje bente Ramiz Alia ne vitin 1991. Akuzonte PD-ne si te lidhur me serbet, edhe pse ushtaret e ketyre ne kufi me Shqiperine festonin me bresheri kallashnikovi diten qe Partia e Punes shpalli fitoren e zgjedhjeve te para pluraliste. Nuk kane as fantazi, te njejten gje bejne gjithmone. Akuzojne kundershtarin per prostitucionin politik e kombetar qe e ushtrojne vete. Ediot, kaq rende je sa ke perfunduar nga izrealitet tek Fuga e Balla…”, shprehet ai.

Reagimi i plotë: 

Per Gjiknurin “e” PD dhe Ballen e Ducken “e” Bild!! “Bild” publikoi audiot e te gjithe zyrtareve socialiste duke blere vota ne Diber, Rama pranoi qe audiot ishin origjinale, mediat e tij sulmonin “Bild”. “Bild” boton nje artikull pa autor ku shkruan: “Rama thote se Basha financohet nga Rusia”, artikull i botuar pas nje darke te Taulant Balles dhe Dor Duckes tek “Padam” me redaktoren politike te “Bild”, sic ma prezantonte vete Taulanti nje vajze qe ishte me ta, e Basha tashme qenka rus e “Bild” serioz per mediat e Rames. Shume e thjeshte. Edioti ka rene dakort per zgjedhje parakohe. Ka filluar fushten me te gjithe format e tij te pista, e kushtezon shpalljen e zgjedhjeve me hapjen e negociatave si merite te tij e pengese te opozites, e trajton Gjiknurin ne te gjitha mediat ku mundet si anetar te PD-se ne “Keshillin Politik”, etj. Kush ka kujtese, identik te njejten gje bente Ramiz Alia ne vitin 1991. Akuzonte PD-ne si te lidhur me serbet, edhe pse ushtaret e ketyre ne kufi me Shqiperine festonin me bresheri kallashnikovi diten qe Partia e Punes shpalli fitoren e zgjedhjeve te para pluraliste. Nuk kane as fantazi, te njejten gje bejne gjithmone. Akuzojne kundershtarin per prostitucionin politik e kombetar qe e ushtrojne vete. Ediot, kaq rende je sa ke perfunduar nga izrealitet tek Fuga e Balla…

Së fundmi media gjermane ”Bild” publikoi një shkrim për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike që kryesohet nga Lulzim Basha. Në artikull media gjermane zbërtheu të gjitha lëvizjet e Bashës, teksa theksoi se ky lobim është bërë për të ndaluar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përsa kohë që qeveriset nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj paratë, 675,000 euro, të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të Partisë Demokratike kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së. Për këtë shkrim Endri Fuga, drejtori i komunikimit me mediat në Partinë Socialiste kërkoi një hetim të plotë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çim peka gjyqi i lobimit per bashen lulzim basha çim peka gjyqi i lobimit per bashen lulzim basha

Sondazh

Poll