Sport

Chelsea mposhtet në minutat e fundit, goli vjen nga… akademia e Arsenalit

18 Janar 2020, 19:45 Nga DOSJA
Chelsea mposhtet në minutat e fundit, goli vjen nga… akademia e

Newcastle-Chelsea është mbyllur me fitoren 1-0 të “Qymyrxhinjve”. Për befasi të futbolldashësve anglezë, Frank Lampard nuk ka arritur të udhëheqë drejt fitores skuadrën e tij, ndryshe nga nga Steve Bruce, i cili ka gëzuar triumfin në sekondat e fundit.

Goli i vetëm i takimit këtë të shtunë u shënua nga Isaac Hayden. Ai shënoi në minutën e katërt shtesë.

Krosimi që solli golin e fitores erdhi nga Allan Saint-Maximin. Hayden vlen të theksohet se është produkt i akademisë së Arsenalit dhe mbase ky gol “djeg” edhe më shumë kështu për “Blutë e Londrës”.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea newcastle premier league chelsea newcastle premier league

Sondazh

Poll

Sport 18 Janar 2020, 16:25

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe me...