Sport

Vllaznia nxjerr blof mediat sportive: Nuk e kemi hedhur në gjyq Bylisin

18 Janar 2020, 16:39 Nga DOSJA
Vllaznia nxjerr blof mediat sportive: Nuk e kemi hedhur në gjyq Bylisin

Eridon Qardaku sot nuk e ka futur në sherr Vllazninë dhe Bylisin. Sot në disa media u raportua se klubi shkodran ka hedhur në gjyq Bylisin, të cilit i ka kërkuar 120 mln lekë të vjetra për rritjen e sulmuesit të talentuar në akademi.

Kjo bazohej te një ndryshim në rregulloren e FSHF-së, ku theksohet se një vit punë me talentet kompensohet me 30 mln lekë të vjetra, kur lojtari shitet. Qardaku ka kaluar 4 vite te Vllaznia dhe prandaj pretendohej se kuqeblutë kërkonin atë shifër.

Faktikisht, e vërteta rezulton ndryshe. Klubi shkodran ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke theksuar hapur se nuk ka ngritur asnjë padi për Bylisin.

Reagimi i klubit shkodran:

“Ditën e sotme në medien e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron imediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.

Sa i takon pagesës të tarifës së kompensimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla”.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bylisi qardaku vllaznia bylisi qardaku vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 18 Janar 2020, 16:25

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe me...