Sport

Haaland e nis me tripletë, Dortmundi mrekullohet pas gjigantit norvegjez!

18 Janar 2020, 16:28 Nga DOSJA
Haaland e nis me tripletë, Dortmundi mrekullohet pas gjigantit norvegjez!

Erling Haaland dihej se është lojtar perfekt, por jo kaq i adaptueshëm kur ndërron skuadër.

Sot sulmuesi norvegjez debutoi me tre gola me Borussia Dortmund, duke u aktivizuar në minutën e 56-të të ndeshjes kundër Ausburgut në kampionatin gjerman. Atij iu deshën vetëm tre minuta për të gjetur rrjetën, me asist të anglezit Sancho.

Shtatlarti i porsatransferuar në “Signal Iduna Park” shënoi një gol tjetër 20 minuta para mbylljes së takimit, i shërbyer nga Thorgan Hazard.

Në minutën e 79-të, ai i mrekulloi të gjithë duke shënuar edhe golin e tretë personal dhe të pestin për ekipin e tij. Dortmundi fitoi 5-3!

Ky djalë është thjesht fantastik! Tifozeria verdhezi është dashuruar me të që tani.

M.P. / Dosja.al

What a debut for #Haaland at #BVB. 3 mins on, first goal. Down 3-1. Now 3-3. Game on. #FCABVB. pic.twitter.com/Ppm2XYY5X3

— Ryan Métivier (@ryanmetivier) January 18, 2020

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dopiete dortmund haaland dopiete dortmund haaland

Sondazh

Poll

Sport 18 Janar 2020, 16:25

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe me...