Sport

Zidane është i mahnitur prej një lojtari dhe e thotë hapur para gazetarëve!

18 Janar 2020, 19:41 Nga DOSJA
Zidane është i mahnitur prej një lojtari dhe e thotë hapur

Te Real Madrid shënojnë të gjithë, jo vetëm sulmuesit. Skuadra madrilene sot fitoi 2-1 ndaj Sevillas me dy gola të mesfushorit Casemiro. Braziliani po tregon një rritje të jashtëzakonshme këtë sezon dhe jo thjesht se bëri dopietë.

Zidane pas ndeshjes u shpreh hapur se ndihet paksa i çuditur nga mesfushori difensiv. Ai nuk është se luan përpara zakonisht, por sot shpëtoi skuadrën.

“Kishim dy rrugë, ose të fitonim, ose të fitonim. Jemi Real Madridi dhe ia dolëm. Mendoj se kemi vuajtur, por kemi ditur të reagojmë për të fituar. Pjesa më e rëndësishme tani është përgatitja fizike, sepse na presin muaj me shumë lodhje prej kalendarit”, u shpreh Zizu.

“Casemiro më ka befasuar, sidomos te goli i parë. Më bëhet qejfi për rritjen e tij këtu”, shtoi francezi.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport casemiro real madrid zidane casemiro real madrid zidane

Sondazh

Poll

Sport 18 Janar 2020, 16:25

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe me...