Sport

FOTO/ ‘Kërce me ne Zaniolo’, tifozët e Lazios ironizojnë lojtarin e Romës, ky i fundit reagon nga spitali

18 Janar 2020, 19:07 Nga DOSJA
FOTO/ ‘Kërce me ne Zaniolo’, tifozët e Lazios

ITALI- Roma dhe Lazio janë dy nga skuadrat që kanë një rivalitet të ashpër në fushën e lojës, e njejta gjë ndodh edhe në tribuna ku ofendimet janë edhe në distancë. Në ndeshjen që lacialët fituan me shifrat 5-1, tifozët bardhekaltër ironizuan me kore lojtarin e Romës Nikolo Zaniolo, i cili është dëmtuar në ligament dhe u operua përpara disa ditësh.

“Zaniolo kërce me ne!”, këndonin duke tallur 20-vjeçarin tifozët lacialë. Më pas, futbollisti roman reagoi në profilin e tij në “Instagram” duke i quajtur “Inferiorë!” tifozët bardhekaltër. Zaniolo është shpesh shënjestër e provokimeve të tifozëve rivalë të Romës.

Gjatë derbit të fundit midis dy skuadrave, një grup ultrasish të Lacios ofendonin me thirrje seksiste të ëmën e Zaniolos.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport nikolo zaniolo tifozet e lacios nikolo zaniolo tifozet e lacios

Sondazh

Poll

Sport 18 Janar 2020, 16:25

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe me...