Sport

Sevilla mban 45 minuta, Reali i falet Casemiros dhe kap kreun e La Ligës

18 Janar 2020, 17:02 Nga DOSJA
Sevilla mban 45 minuta, Reali i falet Casemiros dhe kap kreun e La Ligës

Real Madrid sot vuajti vetëm në 45 minutat e para kundër Sevilla-s, e cila mbajti portën të paprekur në pjesën e parë.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 57-të me anë të mesfushorit Casemiro, i cili mund të konsiderohet ylli i kësaj ndeshjeje.

Braziliani mori një asist Jovic dhe shënoi me parabolë. Sevilla e mori veten shpejt, pasi De Jong shënoi në të 64-n dhe barazoi rezultatin.

“Los Blancos” nuk u demoralizuan dhe u rikthyen sërish me ritëm të shpejtë. 6 minuta pas pësimit të golit, Casemiro bëri dopietë, duke nderuar skuadrën e tij dhe trajnerin Zidane.

Kësaj here braziliani shënoi me kokë dhe ndeshja u mbyll 2-1 për madrilenët, të cilët kapin kështu kreun provizorisht me 43 pikë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport la liga real madrid sevilla la liga real madrid sevilla

Sondazh

Poll

Sport 18 Janar 2020, 16:25

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe me...