Sport

Bëhuni gati! Edhe një tjetër shqiptar do të transferohet në Spanjë

18 Janar 2020, 17:51 Nga DOSJA
Bëhuni gati! Edhe një tjetër shqiptar do të transferohet

Pas Sadikut, Bares dhe Manajt, radhën për t’u transferuar në Spanjë duket se e ka Endri Çekiçi. Mesfushori anësor e mbylli pjesën e parë të sezonit në Slloveni, ku ra në sy me formën e tij. Kjo ka bërë që shqiptari të ndiqet nga disa klube me peshë në Europë.

“Panorama Sport” raporton se lojtari kuqezi mund të shitet në La Liga. Në 16 ndeshje gjatë sezonit aktual, ai ka shënuar 7 gola me Olimpija Lubjanën.

Vlen për t’u theksuar fakti se së fundmi ai nuk u grumbullua nga trajneri Edy Reja me kombëtaren, por kjo nuk ia ka ulur shanset për të ndërruar skuadër.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport çekiçi la liga transferim çekiçi la liga transferim

Sondazh

Poll

Sport 18 Janar 2020, 16:25

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe me...