Sport

Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

18 Janar 2020, 16:25 Nga DOSJA
Lazio e çmendur, Immobile gjunjëzon Sampdorian

ITALI– Vazhdon momenti magjik i Lazios, i cili hap fazën e dytë në mënyrën më të mirë.  Në Olimpico, skuadra e Inzaghit mposht Sampdoria-n me shifrat 5-1 dhe merr suksesin e 11-të radhazi, duke vazhduar të ndjekë Interin dhe Juventusin.

Pothuajse, çdo llogari u mbyll që në pjesën e parë, kur bardhekaltërit gjetën rrjetën në minutën e 7’ me Caicedon, më pas sulmuesi tjetër Immobile bëri ç’deshi me mbrojtjen doriane që realizoi tregolësh në minutat 17’20’ dhe 65’, duke mos harruar edhe rrjetën e Bastos në minutën e 54’.

Sampdoria u mjaftua vetëm me Linetty në minutën e 70’.

Duhet thënë se për Strakoshën nuk kishte shumë punë në këtë 90 minutësh pasi sulmi i Sampdorias nuk shfaqi për asnjë moment rrezikshmëri.Tashmë Lazio është vetëm tri pikë larg kryesuesit që mbahet nga Juventus në pritje të rezultatit që bardhezinjtë do të zhvillojnë ndaj Parmës.

E.Ç;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ciro immobile juventus lazio sampdorian ciro immobile juventus lazio sampdorian

Sondazh

Poll