Sport

Fidel Ylli rizgjidhet president i KOKSH, vetëm me duartrokitje!

Si një kandidaturë e vetme në këtë proces zgjedhor, por që gjithsesi me alternativën pro dhe kundra, z.Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundra, për të vazhduar projektet e tij në krye të Komitetit Olimpik.

24 Prill 2025, 00:37 Nga DOSJA
Fidel Ylli rizgjidhet president i KOKSH, vetëm me duartrokitje!

TIRANE - Fidel Ylli është rizgjedhur president i Komitetit Olimpik në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë. Si një kandidaturë e vetme në këtë proces zgjedhor, por që gjithsesi me alternativën pro dhe kundra, z.Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundra, për të vazhduar projektet e tij në krye të Komitetit Olimpik.

Në fjalën e tij hapëse ai theksoi edhe një herë premtimin më të madh të këtij mandati të ri që është projekti i qytetit olimpik, një projekt gjigand për një kompleks të madh sportiv ku përfshihen të gjitha sportet dhe për të cilin sipas tij, po kërkohet mbështetja e partnerëve nga Lindja e Mesme si Arabia Saudite.

Ndërkohë sa i përket garës për zëvendës president pati një të papritur, ku presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, u tërhoq nga gara ku ishte së bashku me presidentin e Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Si rrjedhojë ishte Pëllumbi zv.presidenti i zgjedhur duke kaluar mbi 50% të numrit të votave në këtë proçes ku rezultoi I vetëm në garë edhe ai, duke marrë kështu një rezultat 58 pro dhe 9 kundra.

Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv, ku Komisioni i Sportistit kishte propozuar dhe zgjedhur Endrit Cullhajin, ndërkohë emrat e 8 të tjerëve janë: Izmir Smajlaj, Florent Kalidhopuli, Alfred Tahiraj, Krenar Dila, Leonard Lulaj ndërkohë që në bazë të kartës olimpike 3 anëtare të komitetit ekzekutiv duhet të jenë femra dhe në garë ishin vetëm 3 të tilla që u zgjodhën automatikisht, Julinda Dhame, Pavlina Ylli dhe Enkeleda Caushi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Prill 2025, 16:13

Hansi Flick mbron Carlo Ancelottin...

SPANJE - Pak ditë para finales së Kupës së Mbretit (të shtunën, në orën 22:00), trajneri i Barçës, Hansi Fli...