Sport

VIDEO / Buzëqesh Milani, fiton derbin dhe kalon në finale!

Milani ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, duke eliminuar Interin me rezultat të përgjithshëm 4-1.

23 Prill 2025, 23:17 Nga DOSJA
VIDEO / Buzëqesh Milani, fiton derbin dhe kalon në finale!

ITALI - Milani ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, duke eliminuar Interin me rezultat të përgjithshëm 4-1. Zikaltrit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me anë të Matteo Darmian qysh në minutën e 10-të.

12 minuta më vonë, Federico Dimarco lëshoi një goditje të fuqishme, por htylla ishte në anën e Milanit. Në minutën e 33-të, Mehdi Taremi pasoi te Lautaro Martinez, por argjentinasi nuk ia doli të gjuante kuadratin. Tre minuta më vonë, Alejandro Jimenez asistoi te Luka Jovic, që kaloi Milanin në epërsi.

Kështu përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë nisi furishëm nga kuqezinjtë. Luka Jovic shënoi edhe golin e dytë për Milanin, duke realizuar për 2-0 në minutën e 49-të.

Stefan de Vrij (68’) kishte shansin më të mirë për Interin në pjesën e dytë, por goditja e tij me kokë nuk ishte precize.

Milani shënoi edhe golin e sigurisë, kur realizoi për 3-0 me anë të Tijjani Reijnders, që shënoi në minutën e 86-të me asistimin e Rafael Leaos. Në finale, Milani do të përballet me fituesin e duelit mes Bolognas dhe Empolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Prill 2025, 16:13

Hansi Flick mbron Carlo Ancelottin...

SPANJE - Pak ditë para finales së Kupës së Mbretit (të shtunën, në orën 22:00), trajneri i Barçës, Hansi Fli...