Sport

Kupa e Italisë/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të titullar në derbin me Milanin…

Edhe një herë derbi do të jetë një ndeshje prove për Kristjan Asllanin, i cili në këtë sezon ka qenë me fat, pasi i është dashur që të luajë disa ndeshje përballë Milanit.

23 Prill 2025, 16:59 Nga DOSJA
Kupa e Italisë/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të titullar

ITALI - Sipas medieve italiane Simone Inzagi për duelin e sotëm do të bëjë rotacion të rëndë, pasi në skuadrën zikaltër do të jenë plot gjashtë emra të ndryshëm, krahasuar me lojtarët që nisën nga minuta e parë takimin në Bolognan. Midis tyre do të jetë edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi Kristjan Asllani.

Inzagi ka ndërtuar formacionin kundër Milanit sot, duke marrë parasysh edhe kalendarin e ngjeshur të Interit. Zikaltrit do të luajnë të dielën kundër Romës në takimin e vlefshëm për Serinë A, ndërsa dy ditë më pas do të ndeshen me Barcelonën në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Champions League.

Siç dihet, në Kupën e Italisë, nëse koha e rregullt e ndeshjes mbyllet në barazim, atëherë do të luhen kohët shtesë 2x30 minuta për të kaluar më pas te penalltitë. Ky rregull do të përdoret edhe në ndeshjen finale. Hamendësohet se pikërisht kësaj i trembet trajneri i Interit, pra lodhjes së lojtarëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Prill 2025, 16:13

Hansi Flick mbron Carlo Ancelottin...

SPANJE - Pak ditë para finales së Kupës së Mbretit (të shtunën, në orën 22:00), trajneri i Barçës, Hansi Fli...