Sport

Edhe Ederson i thotë lamtumirë Man.Cityt: në qendër të vëmendjes tani Diogo Costa...

Destinacioni i preferuar për gardianin brazilian mbetet Arabia Saudite dhe bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar: nuk përjashtohet që në javët në vijim të mbërrijë një ofertë nga klubet e Ligës Saudite Pro.

23 Prill 2025, 17:11 Nga DOSJA
Edhe Ederson i thotë lamtumirë Man.Cityt: në qendër të

ANGLI - Do të jetë një sezon revolucioni për Manchester Cityn. Shumë lojtarë do t'i thonë lamtumirë ‘Qytetarëve’ në fund të sezonit (duke filluar me Kevin De Bruyne, i cili konfirmoi javët e fundit se do të largohet nga klubi pas nëntë sezonesh), duke përfshirë Ederson, një portier që në vitet e fundit ka luajtur një rol vendimtar në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Siç raporton Sky Sports De, gardiani brazilian mund t'i thotë lamtumirë Anglisë dhe të nisë një aventurë të re larg Evropës. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2026, nuk ka gjasa që të ketë një rinovim të mëtejshëm.

Kjo një arsye më shumë për të shitur lojtarin në këtë seancë transferimi dhe për të shmangur humbjen e tij në një transfertë të lirë. Destinacioni i preferuar mbetet Arabia Saudite dhe bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar: nuk përjashtohet që në javët në vijim të mbërrijë një ofertë nga klubet e Ligës Saudite Pro.

Për ta zëvendësuar, objektivi numër një mbetet Diogo Costa i Portos, një 25-vjeçar që tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Një stil që përshtatet në mënyrë të përkryer me lojën e Pep Guardiolës, mbetet për t'u parë nëse portugezët do të vendosin ta shesë atë në verë: vlera aktuale është rreth 50 milionë euro, me ofertën e duhur që ‘Qytetarët’ mund t'ia kalojnë konkurrencës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Prill 2025, 16:13

Hansi Flick mbron Carlo Ancelottin...

SPANJE - Pak ditë para finales së Kupës së Mbretit (të shtunën, në orën 22:00), trajneri i Barçës, Hansi Fli...