Sport

Ish-anëtari i Këshillit të FIFA-s, Mamoutou Touré, lirohet nga burgu…

Mamoutou Touré, një ish-anëtar i këshillit të FIFA-s i akuzuar për përvetësim të fondeve publike, u lirua përkohësisht të marten, pas 622 ditësh në paraburgim, njoftuan mediat maliane.

23 Prill 2025, 15:59 Nga DOSJA
Ish-anëtari i Këshillit të FIFA-s, Mamoutou Touré, lirohet

MALI - Presidenti i Federatës Maliane të Futbollit (FEMAFOOT) që nga viti 2019, Mamatou Touré ka përfituar nga një urdhër lirimi i përkohshëm nga sistemi i drejtësisë së Malit që nga e marta.

Ai u arrestua në gusht 2023 dhe u akuzua për përvetësimin e 28 milionë dollarëve të fondeve publike gjatë mandatit të tij si drejtor financiar dhe administrativ i Asamblesë Kombëtare të Malit (2013-2019). Mamatou Touré, i njohur si "Bavieux", i ka mohuar gjithmonë faktet.

Touré, 67 vjeç, shërbeu në Këshillin e FIFA-s, organi më i lartë vendimmarrës i futbollit botëror, për katër vjet. Ai humbi mandatin muajin e kaluar, pasi nuk mori pjesë në zgjedhjet e reja.

Pavarësisht burgimit, ai u rizgjodh gushtin e kaluar në krye të FEMAFOOT për një mandat të dytë radhazi. Mbështetësit e tij denoncuan një komplot të orkestruar nga kundërshtarët e tij. Ai mori gjithashtu një letër mbështetjeje nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Touré nuk është më anëtar i Këshillit të FIFA-s, apo komitetit ekzekutiv të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll