Sport

KUPA E SHQIPERISE / Eliminohet Partizani, Egnatia në finale me Dinamon!

Blutë fituan 4-3 ndaj Vllaznisë, ndërsa në sfidën tjetër mes Partizanit dhe Egnatias u desh të shkohej në kohën shtesë prej 30 minutash.

23 Prill 2025, 23:13 Nga DOSJA
KUPA E SHQIPERISE / Eliminohet Partizani, Egnatia në finale me Dinamon!

TIRANE - Dinamo-Egnatia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Blutë fituan 4-3 ndaj Vllaznisë, ndërsa në sfidën tjetër mes Partizanit dhe Egnatias u desh të shkohej në kohën shtesë prej 30 minutash. Të kuqtë vinin nga një fitore 1-0 në ndeshjen e parë dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 75-të, ku Arbenit Xhemajli dërgon topin në rrjetë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe kalon në avantazh rrogozhinasit. Rezultati final i kohës së rregullt 0-1 dhe ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.

Në minutën e 4-të të shtesës, Egnatia do të gjente edhe golin e dytë. Guindo dërgon topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Frangaj. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Egnatia fiton 0-2 dhe shkon në finale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Prill 2025, 16:13

Hansi Flick mbron Carlo Ancelottin...

SPANJE - Pak ditë para finales së Kupës së Mbretit (të shtunën, në orën 22:00), trajneri i Barçës, Hansi Fli...