Sport

“Futbolli më largonte dhimbjen e brendshme”, Andrés Iniesta flet për depresionin e tij…

Ish-mesfushori i FC Barcelona, Andrés Iniesta, fituesi i Kupës së Botës 2010, foli për El Pais për periudhat e ndryshme të depresionit të tij.

23 Prill 2025, 15:50 Nga DOSJA
“Futbolli më largonte dhimbjen e brendshme”, Andrés

SPANJE - Me rastin e publikimit të librit të tij “The Mind also Counts”, ish-futbollisti spanjol Andrés Iniesta, në një intervistë dhënë për El Pais, iu rikthye episodeve të ndryshme depresive që ka kaluar.

Depresioni i tij filloi kur kampioni i ardhshëm i botës 2010, me origjinë nga një fshat i vogël në provincën e Albacete (Spanjë qendrore-lindore), u transferua në Barcelonë, 500 kilometra më në veri, në moshën 12-vjeçare.

Një vendim që ai pranon se e mori i vetëm. “Ka dy anë ”, thotë ish-mesfushori 40-vjeçar. Nga pikëpamja sportive, nuk mund të kishte shkuar më mirë, por në një nivel më personal, kjo ndarje ka shkaktuar shkatërrim për mua dhe familjen time”. 

Iniesta tregon gjithashtu në librin e tij se ai kaloi një periudhë shumë të komplikuar në verën e vitit 2009 pas vdekjes së mikut të tij Dani Jarque, lojtar i klubit rival Espanyol, në moshën 26-vjeçare, nga një arrest kardiak.

“Futbolli është pasioni im, ku kam qenë i lumtur,- vijon ai. - Ky sport më largonte dhimbjen e brendshme që kisha, që nuk e lëshoja apo që mundohesha ta fshihja. Këto dy botë bashkëjetuan dhe futbolli fitoi, derisa situata u përmbys me kalimin e kohës dhe brendësia ime tjetër tha me vete: "Hej, unë jam këtu!"

Në këtë kuptim, Iniesta mirëpriti evolucionin e perceptimit të shëndetit mendor midis sportiestëve të nivelit të lartë. "Kam ende një rrugë të gjatë për të bërë, është ende e vështirë të thuhet se nuk ndihemi mirë,- pranon ai. - Kjo ende shihet si një pranim i dobësisë”. 

Spanjolli njoftoi zyrtarisht përfundimin e karrierës së tij tetorin e kaluar, gjashtë vjet pasi u transferua në Japoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll