Sport

Manchester United në ndjekje të gjurmëve të sulmuesit Victor Osimhen...

23 Prill 2025, 15:12 Nga DOSJA
Manchester United në ndjekje të gjurmëve të sulmuesit Victor

ANGLI - Manchester United synon Victor Osimhen, të cilin Ruben Amorin e ka vendosur në krye të listës së dëshirave të tyre.

Kështu shkruan Mirror, duke saktësuar se trajneri portugez e konsideron sulmuesin 26-vjeçar, aktualisht i huazuar te Galatasaray, perfekt për të forcuar vijën sulmuese në Old Trafford në merkaton e verës.

Sipas gazetës, Manchester United ka një ofertë prej 40 milionë £ (pothuajse 47 milionë euro) gati për të nënshkruar me ndërkombëtarin nigerian, i cili ka shënuar 29 gola në 34 ndeshje këtë sezon.

Man.United e konsideron ofertën të drejtë, edhe sepse Osimhen po hyn në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Prandaj, klubi anglez e ka nuhatur marrëveshjen dhe ka besim se do të jetë në gjendje të arrijë tek ai për një tarifë shumë më të ulët se vlera e tij në treg, shton Mirror. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll