Sport

Berat Gjimshiti drejt rikuperimit, Atalanta e pret për sfidën me Leccen...

Dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë ishte më pak serioze sesa pritej

23 Prill 2025, 14:37 Nga DOSJA
Berat Gjimshiti drejt rikuperimit, Atalanta e pret për sfidën me

ITALI - Dëmtimi në kaviljen e djathtë i pësuar nga Berat Gjimsiti, mbrojtësi i Atalantës në ndeshjen ndaj Milanit në San Siro doli të ishte më pak e rëndë se sa pritej.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili u dëmtua në tentativën për të penguar një goditje nga Rafael Leao, u rikthye në stërvitje mëngjesin e sotëm në Zingonia.

Rikuperimi i tij për ndeshjen kundër Lecces: do të mësohet nëse ai kthehet në grup deri në seancën stërvitore të pasdites së nesërme. Në këtë rast Gjimshiti mund të jetë mes titullarëve të premten në mbrëmje në Bergamo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll