Sport

Leroy Sane braktis David Beckham për t’u përfaqësuar nga një agjent shqiptar

18 Janar 2020, 15:37 Nga DOSJA
Leroy Sane braktis David Beckham për t’u përfaqësuar nga

GJERMANI-Sulmuesi i Manchester City-t Leroy Sane nuk do të përfaqësohet më nga David Beckham, pasi lojtari ka vendosur të kalojë te kompania LIAN Sports, e cila është themeluar nga agjenti me origjinë shaiptare Fali Ramadani.

Me ndryshimin e kompanisë menaxheriale tashmë puna e parë që do bëjë Ramadani është transferimi i klientit të tij te Bayern Munich. Siç raporton edhe portali gjerman “Sport1”, agjenti shqiptar ka mardhënie te mira me drejtuesit bavarez dhe kjo do t’a bënte më të lehtë transferimin e lojtarit.

Sulmuesi duket se i  ka dhënë një premtim drejtuesve për t’u bashkuar me Bayern dhe City është i dorëzuar për largimin e yllit gjerman, teksa edhe trajneri Pep Guardiola jo shumë kohë më parë deklaroi se e ardhmja e Leroy Sane nuk është më në duart e tij.

Duket se kjo situatë është shfrytëzuar nga agjenti shqiptar, Fali Ramadani që ka fituar teritor dhe ka bërë për vete një lojtar me shumë vlera.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport david beckham leroy sane manchester city david beckham leroy sane manchester city

Sondazh

Poll