Sport

Nuk preferohet më nga Sarri! Lojtari i Juventusit mund të përfundojë tek Milan

18 Janar 2020, 12:31 Nga DOSJA
Nuk preferohet më nga Sarri! Lojtari i Juventusit mund të

ITALI– Milan është në kërkim të përforcimeve, sidomos në repartin e mesfushës ku është pika më e dobët e skuadrës kuqezi.

Pas transferimit të Zlatan Ibrahimović dhe Simon Kjaer, tani drejtuesit kanë hedhur grepat te Emre Can. Gjermani u transferua nga Liverpool te Juventus me parametra zero, por që nuk ka arritur ta gjejë veten.

Kështu, Can është i interesuar që të gjejë një skuadër ku mund të luajë dhe të ketë vazhdimësi në mënyrë që të sigurojë një fanellë titullari për Kombëtaren e Gjermanisë në Euro 2020.

Milan është i gatshëm që ta transferojë atë që në merkaton e janarit me ofertën që ka shkuar në 20 milionë euro për kartonin e tij.

E.Ç;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gjermani liverpool lojtari i juventusit milan sarri gjermani liverpool lojtari i juventusit milan sarri

Sondazh

Poll