Sport

Ronaldinho kujton kohën e artë te Barça dhe Milan: Me Messin vazhdojmë të jemi miq,Milan ishte një ekip i mrekullueshëm

18 Janar 2020, 10:56 Nga DOSJA
Ronaldinho kujton kohën e artë te Barça dhe Milan: Me Messin

ITALI – Ronaldinjo do të mbahet mend si një nga futbollistët që ndryshoi të ardhmen e Barcelonës. Braziliani rikthehu edhe një herë te trofetë klubin katalanas, përpara se të dilte në skenë një “jashtëtoksor” si Messi.Në një intervistë të gjatë,ish-futbollisti foli për kohën që kishte kaluar në skuadrën katalanase dhe në Itali. Dëgjoj shumë që më thonë se unë ndryshova historinë e Barcelonës. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne ishim një grup lojtarësh që po kalonim një kohë shumë të bukur me njëri- tjetrin.

Rajkard është një nga trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar. Mënyra e tij e thjeshtë e të komunikuarit ta bënte më të lehtë lojën. Ai më dha liri në fushë pavarësisht nevojave taktike që kishte skuadra”, tha Ronaldinjo.

LIONEL MESSI-“Kur mbërriti te Barça, nuk ishte ende i njohur. Më pas e pashë teksa u rrit dita-ditës. Ishte diçka fantastike të shihje dikë që do të bëhej lojtari më i mirë i botës. Vazhdojmë të jemi shumë miq.Ai njësoj si unë? Nuk mendoj kështu. Ai nuk ka nevojë për asgjë në jetë, është një njeri që ka gjithçka”.

MILAN-Ishte një ekip i mrekullueshëm. Kishim Kakanë, Pirlon, Bekam, Sedorf, Tiago Silvën, Gatuzon dhe Maldinin. Ishte një përzgjedhje, ndoshta, më e mira në botë.

Kam kaluar vite fantastike në Itali. Kam ende shumë miq atje, njëri prej tyre është edhe Maldini”, tha braziliani duke kujtuar me nostalgji kohën kur luante në Seria A me kuqezinjtë.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lionel messi ronaldinho lionel messi ronaldinho

Sondazh

Poll