Sport

Vjen dita e largimit, 3 klube vihen pas Susos! Milani fërkon duart

17 Janar 2020, 21:37 Nga DOSJA
Vjen dita e largimit, 3 klube vihen pas Susos! Milani fërkon duart

Suso, është koha për një mirupafshim!

Ky është mesazhi që Milani i ka dhënë mesfushorit anësor spanjoll këtë merkato janari. Pas disa afrimeve, vjen momenti që te “Djalli” mendojnë për largimet dhe Suso është një ndër lojtarët me valixhe në duar.

Destinacionet e mundshme të tij janë Serie A ose La Liga. Në Itali ka interes Roma, meqë nuk u bë i mundur shkëmbimi Politano-Spinazzola. Ndërkohë, në Spanjë Sevilla dhe Valencia kanë gjithashtu interes.

“Radio Marca” raporton se Valencia është më pranë, sepse ka nisur negociatat me kuqezinjtë dhe shpreson të arrijë një marrëveshje me 26-vjeçarin.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato milan suso merkato milan suso

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2020, 16:13

“Mane është më i mirë se Messi dhe Neymar”

Sadio Mane shkëlqeu në vitin 2019. Ai fitoi Champions League, doli i katërti për “Topin e Artë” dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit.Mady Traoure së fundmi ka d...