Sport

Tension te Barça: Zgjedhjet e Hansi Flick të kontestuara, shfaqet zemërim në dhomat e zhveshjes...

Katër futbollistë kontroversë, shfaqin pa kënaqësi pas fitores ndaj Celta Vigos

20 Prill 2025, 19:16 Nga DOSJA
Tension te Barça: Zgjedhjet e Hansi Flick të kontestuara, shfaqet

SPANJE - Fitorja me rikthim ndaj Celta Vigos (nga 1-3 në 4-3) nuk ndezi entuziazëm të madh te Barcelona. Në të vërtetë, në bilbilin e fundit, përveç shqetësimit për dëmtimin e Lewandowskit, i cili do të mungojë për rreth tre javë, Hansi Flick-ut iu desh të përballej me një dhomë zhveshjeje që ishte, të paktën, nervoze.

Sjellja e katër futbollistëve, në fakt, ka përfunduar nën lupë. Duke filluar nga Ansu Fati i cili goditi një frigorifer të vogël në stol (dhe hodhi me forcë fanellën në tokë) pasi u ngroh për një kohë të gjatë pa hyrë në fushë.

Por ka edhe më shumë: Héctor Fort, mbrojtësi 18-vjeçar i Blaugrana-ve, gjithashtu tregoi një shkallë të caktuar shqetësimi ndaj trajnerit. Aq sa nuk e përshëndeti Flickun që kishte shkuar në mes të fushës pas fishkëllimës së fundit.

Rasti më i mprehtë, megjithatë, është ai i Ferran Torres: spanjoli u zemërua pasi u zëvendësua në pjesën e dytë. Sapo u largua, ish-lojtari i Cityt goditi një top dhe largoi një anëtar të stafit që i ishte afruar për ta qetësuar. Më pak i dukshëm, por jo më pak i tillë ishte zemërimi i Fermin Lopez, i cili gjithashtu u thirr përsëri në pankinë pas një 59 minutash jofrymëzuese në fushë.

Me pak fjalë, Flick do të duhet të punojë për të rivendosur qetësinë e tij në funksion të një finale sezoni plot me përplasje të rënda mes Kupës  së Mbretit, Champions League (është planifikuar gjysmëfinalja me Interin) dhe La Liga, ku Blaugrana aktualisht janë në krye.

Trajneri, megjithatë, nuk ka ndërmend të ndryshojë drejtimin në menaxhimin teknik: hierarkitë janë vendosur prej kohësh, ata që janë të zemëruar do të duhet të pajtohen me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll