Sport

Tërmeti ndryshoi gjithçka… a është ky ekipi më i keq dhe më i dobët në botë?

Një vit e gjysmë më vonë, Yeni Malatyaspor vazhdon të rikuperohet ngadalë nga tërmeti që ekspozoi dobësitë që çuan në një sezon katastrofik, të shpjeguar me diferencën e - 112 golave të pësuar.

20 Prill 2025, 16:00 Nga DOSJA

Tërmeti ndryshoi gjithçka… a është ky ekipi më

TURQI - Këtu është shtëpia e klubit me ndoshta rekordin më të keq në futbollin botëror këtë sezon. Pavarësisht se humbën 34 ndeshje në kategorinë e dytë dhe zunë vendin e fundit me - 21 pikë, makthi i Yeni Malatyaspor nuk filloi në gusht.

Më 6 shkurt 2023, një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter, ndryshoi plotësisht jetën e banorëve të rajonit të Malataya, i cili u godit rëndë. Përveç dëmtimit të infrastrukturës së klubit, Yeni Malatyaspor vajtoi vdekjen e portierit Ahmet Turkasla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yeni Malatyaspor (@yenimalatyaspor)

Duke qenë se ata konsideruan se nuk plotësonin kushtet minimale për të vazhduar garat, klubi e braktisi kampionatin dhe mbeti joaktiv gjatë sezonit në vijim.

Kështu, muajt që pasuan tërmetin, u shënuan nga largimi i një pjese të madhe të skuadrës, qoftë përgjithmonë apo në formë huazimi, si dhe me ndalimin e nënshkrimit të zëvendësuesve për ekipin kryesor apo lojtarëve të rinj për radhët e të rinjve, për shkak të borxheve mbi 20 milionë euro.

Pamundësia për të përmbushur detyrimet financiare shkaktoi një zbritje prej 18 pikësh nga FIFA, pas kthimit të Yeni Malatyaspor në garë këtë sezon. Duke qenë se një e keqe nuk vjen kurrë vetëm, e sanksionuar nga Federata Turke, klubi humbi tre pikë të tjera për mospjesëmarrjen në raundin e parë.

Pengesat me të cilat po përballet klubi për rikthimin në garë jashtë fushës, janë shtrirë edhe në fushën e lojës. Me katër xhiro të mbetura në Ligën e Dytë Turke, Yeni Malatyaspor nuk ka arritur ende një fitore (ose barazim) dhe mbetet në vendin e fundit me -21 pikë.

Në total, verdhezinjtë pësuan 125 (!!) gola dhe shënuan vetëm 13, duke patur një diferencë të tmerrshme golash prej minus 112.

Nëntë nga 34 humbjet e pësuar nga skuadra, që nuk ka asnjë lojtar mbi 23 vjeç, ishin me pesë gola ose më shumë. Në xhiron e fundit, Yeni Matalyaspor u mund 1-7 në shtëpinë e Kocaelispor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll