Sport

Raphinha: “Hansi Flick? Ai më ndryshoi karrierën, ia kam borxh atij”

Sulmuesi brazilian ka kujtuar edhe një herë se ishte shumë pranë largimit nga Barcelona në fillim të këtij sezoni

20 Prill 2025, 15:30 Nga DOSJA
Raphinha: “Hansi Flick? Ai më ndryshoi karrierën, ia kam borxh

SPANJE - Raphinha është, pa asnjë dyshim, një nga fytyrat kryesore të Barcelonës këtë sezon. Ndër kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” sezonin e ardhshëm, anësori brazilian ishte edhe një herë vendimtar këtë të shtunë në fitoren e katalanasve ndaj Celta de Vigo (4-3).

Duke folur në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Sportingut kujtoi se ishte trajneri Hansi Flick ai që e bindi të qëndronte te Barcelona në fillim të sezonit, kur largimi nga klubi ishte skenari më i mundshëm.

"(Hansi Flick) Ai ndryshoi praktikisht gjithçka për mua. Siç e kam thënë edhe në raste të tjera, unë do të largohesha nga klubi para fillimit të sezonit. Trajneri ishte vërtet i rëndësishëm në ndryshimin e mentalitetit tim dhe për të më ndihmuar të qëndroj në klub.

Ai më jep të gjithë besimin që kam nevojë për të bërë atë që po bëj. Ai ndryshoi gjithçka, ai ndryshoi karrierën time,” – tha sulmuesi brazilian në një deklaratë për DAZN Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll