Sport

Tenistja humbet sponsorizimi prej 3.9 milionë dollarësh nga Vodafone …

Tenistja 22-vjeçare Emma Raducanu, nga Britania e Madhe, ishte bërë fytyra e kompanisë telefonike që kur fitoi US Open në vitin 2021, por nuk kishte asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

20 Prill 2025, 17:00 Nga DOSJA

Tenistja humbet sponsorizimi prej 3.9 milionë dollarësh nga Vodafone

ANGLI - Në vitin 2021, ajo mahniti botën e tenisit, duke fituar US Open në Nju Jork. Emma Raducanu, vajza mrekulli e tenisit të Britanisë së Madhe, në moshën 22-vjeçare, tashmë ka mbetur vetëm me këtë titull në karrierën e saj dhe ka kaluar nga numri 10 brenda një nate në numrin 47. 

Lista e fituesve të US Open përfshin emrin e saj, por suksesi i saj më i madh nuk ishte ai. Te Raducanu investuan kompani nga e gjithë bota, veçanërisht nga Britania e Madhe, me shpresën se ajo do të dominonte tenisin në vitet e ardhshme. 

Por ata gabuan. Ajo ndryshonte vazhdimisht trajnerë, vazhdimisht humbiste pozicione dhe sponsorët po e braktisnin. Siç bëhet e ditur nga Daily Mail, marrëveshja e saj me Vodafone nuk do të rinovohet. 

Gjigandi i telekomunikacionit britanik i jepte asaj 3.9 milionë dollarë në vit për të qenë ambasadorja e saj në mbarë botën. Të dy palët kanë biseduar për rinovim, por ajo që ka kërkuar Raducanu është cilësuar e tepërt dhe nuk do të ketë vazhdimësi në bashkëpunimin e tyre. 

Nuk ka asnjë koment nga Vodafone për këtë çështje dhe as nga ana e lojtares. Tiffany, British Airways, Nike dhe Evian, janë ende sponsorët e saj, por Porsche i ka marrë përsëri makinën luksoze që i dha asaj. 

22-vjeçarja ishte sportistja e shtatë më e paguar në botë në vitin 2024, sipas Sportico, e cila raportoi se ajo kishte fituar 9 milionë paundë nga sponsorizimet e saj dhe 11 milionë në total. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll