Sport

VIDEO / Mbyllet Kategoria e Parë, Flamurtari rikthehet në Superiore!

Besa ka triumfuar në transfertë ndaj Valbonës me shifrat 3-1, por do të luajë në Play Off.

20 Prill 2025, 17:44 Nga DOSJA
VIDEO / Mbyllet Kategoria e Parë, Flamurtari rikthehet në Superiore!

VORE - Flamurtari ka mposhtur Vorën me shifrat 1-0 dhe është zyrtarisht ekipi i dytë që ngjitet në Kategorinë Superiore.


Besa ka triumfuar në transfertë ndaj Valbonës me shifrat 3-1, por do të luajë në Play Off. Burreli ka mposhtur Kukësin me shifrat 3-1, duke çuar në Play Out ekipin verilindor. Korabi ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pasi mposhti Pogradecin me shifrat 3-0.

Kastriotit nuk i mjafton fitorja ndaj Erzenit me shifrat 3-2, pasi do të shkojë në Play Out. Apolonia është renditur në vendin e gjashtë të Play Off-it pasi doli barazim me Lushnjen e një vendi më poshtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll