Sport

“Kishte gjak kudo”: Ish-lojtari i Man.United godet me kokë rojen dhe i thyen hundën

Festa e 50-vjetorit të Nicky Butt përfundoi në mënyrën më të keqe

20 Prill 2025, 14:30 Nga DOSJA
“Kishte gjak kudo”: Ish-lojtari i Man.United godet me kokë

ANGLI - Festa e ditëlindjes së 50-të të Nicky Butt, ish-ndërkombëtarit të Anglisë që luajti për Manchester United nga viti 1991 deri në 2004, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sipas shtypit anglez, ish-lojtari ka marrë një paralajmërim nga policia për goditjen me kokë një roje sigurie, e cila ka sjellë si pasojë thyerjen e hundës.

“The Sun” raporton, se Nicky Butt u kap duke urinuar pas një muri dhe se nuk i pëlqeu paralajmërimi, gjë që me gjasa ka motivuar sulmin. Në festë, duhet theksuar, morën pjesë disa figura të futbollit, si Paul Scholes dhe Gary Neville, të cilët ndanin dhomën e zhveshjes me Butt te “Djajtë e Kuq”.

"Kishte gjak gjithandej. Njerëzit u tronditën kur roja i sigurisë hyri me fytyrën e tij 'të gjakosur'. Ajo shkatërroi atë që mund të kishte qenë një ditë e mrekullueshme," i tha një dëshmitar burimit.

Por Butt, megjithatë, përfundoi duke pranuar qortimin e policisë, pasi më vonë pranoi se ajo që kishte bërë nuk ishte e drejtë. Si rezultat, ai dhuroi një shumë të caktuar parash - të paspecifikuara - për një bamirësi, përveç regjistrimit të ngjarjes në një buletin nga autoritetet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll