Sport

Tashmë është zyrtare, Lewandowski do të mungojë në gjymëfinalet e Champions-it!

Klubi doli me komunikatë duke bërë të ditur se ai kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Klubi nuk jepte shpjegime mbi afatet e rikuperimit të futbollistit polak, por nga mediat spanjolle bëhet e ditur se tashmë mungesa e tij për të paktën dy ndeshje shumë vendimtare është e sigurt.

20 Prill 2025, 17:32 Nga DOSJA
Tashmë është zyrtare, Lewandowski do të mungojë në

SPANJE - Barcelona ka arritur një fitore shumë të rëndësishme me përmbysje ndaj Celta Vigos të shtunën në darkë, por ka qenë një sukses i shoqëruar me një lajm të keq. Robert Levandovski la fushën e lojës i dëmtuar dhe tashmë është e konfirmuar që do të mungojë në sfidat kyçe të këtij sezoni.

Klubi doli me komunikatë duke bërë të ditur se ai kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Klubi nuk jepte shpjegime mbi afatet e rikuperimit të futbollistit polak, por nga mediat spanjolle bëhet e ditur se tashmë mungesa e tij për të paktën dy ndeshje shumë vendimtare është e sigurt.

Ai do të humbasë padyshim finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madrid, ashtu si edhe të paktën edhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve kundër Interit, më 30 prill. Shpresa e katalanasve është që ai të rikuperohet për ndeshjen e kthimit, atë të datës 6 maj, ndonëse duket thuajse e pamundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll