Sport

Truku i Raphinhas para penalltisë, në rikthimin ndaj Celtës…

Braziliani ishte i zgjuar para goditjes së tij të penalltisë, ndërsa lojtarët kundërshtarë protestuan ndaj gjyqtarit Melero López.

20 Prill 2025, 13:30 Nga DOSJA
Truku i Raphinhas para penalltisë, në rikthimin ndaj

SPANJE - FC Barcelona arriti të rikthehet kundër Celtas (4-3), pas një ndeshje të çmendur që u zgjidh në kohën shtesë me një penallti të konvertuar nga  Raphinha.

Braziliani mori përgjegjësinë për goditjen nga pika e bardhë në mungesë të Lewandowskit, ekzekutuesit të zakonshëm të penalltive, dhe mundi Guaitan me një goditje të fuqishme dhe precise. Por numri ‘11’ i Barçës përdori një truk që kaloi pa u vënë re, ndërsa lojtarët e Celtas protestuan kundër penalltisë ndaj gjyqtarit Mario Melero López.

Siç u kap nga kamerat e Movistar+, Raphinha e lau topin me ujë përpara se të ekzekutonte penalltinë për ta bërë atë të rrotullohej më shpejt. Kjo zgjuarsi e brazilianit e bëri të vështirë për Guaita të kapte goditjen.

"Unë gjithashtu stërvis penalltitë me Robertin, Laminen dhe Ferranin. Çdokush mund të ekzekutonte penalltinë. E mora topin dhe e kisha në mendje që do ta merrja dhe tifozët më dhanë besim. Ishte në kokën time të shënoja golin dhe të fitoja", tha Raphinha për penalltinë e tij.

Me dopiedën e tij kundër Celtas, Raphinha tani ka 15 gola në La Liga dhe 30 në të gjitha garat këtë sezon. Shifra mbresëlënëse që e bëjnë atë një kandidat të qartë për të fituar “Topin e Artë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll