Sport

Tweet-i i Barçës që ndez tifozët e Real Madridit: "Epo, ishte një javë rikthimi!"...

“Shigjeta” e Barçës, pas kthesës së ndeshjes ndaj Celtas

20 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA
Tweet-i i Barçës që ndez tifozët e Real Madridit:

SPANJE - Barcelona kundër Celtas përmbysi një ndeshje që humbiste 3-1 deri në minutën e 62-të, duke fituar me një penallti në minutën e 98-të. Një rikthim që çoi në mendime për atë që Madridi nuk arriti të bënte kundër Arsenalit.

Të paktën kështu është shprehur Barcelona në llogarinë e saj të Katalonjës X. "Doncs ishte fundjavë e remuntada!" ("Epo, ishte një javë rikthimi!"), shkruante llogaria e Barçës, shoqëruar me një  emoticon duke shkelur syrin. Një provokim për Real Madridin dhe javën e shumëpërfolur të rikthimit të bardhezinjve në Champions League, që në fund nuk ndodhi.

Një postim që ka pasur më shumë ndikim, në komente dhe retweet, se zakonisht. Shumë prej tyre janë tifozë të Real Madridit, të zemëruar me atë që ata e konsiderojnë mungesën e respektit të Barcelonës për Real Madridin. Disa, duke bërë thirrje për hakmarrje në finalen e Kupës së Mbretit.

Në javët e ardhshme, Barcelona dhe Real Madrid do të përballen dy herë me njëri-tjetrin, fillimisht në finalen e Kupës së Mbretit të shtunën e ardhshme dhe më pas në Montjuïc, në një ndeshje që mund të vendosë La Liga-n.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll