Sport

Drama Morientes, 5 ditë në spital: "Rrezikova të vdisja…"

Rrëfimi i ish-sulmuesit të Real Madridit: “Emboli pulmonare nga udhëtimet e shumta me avion”

20 Prill 2025, 12:24 Nga DOSJA

Drama Morientes, 5 ditë në spital: "Rrezikova të

SPANJE - Fernando Morientes rrezikoi jetën e tij. Këtë e ka treguar vetë në programin “Tiempo de Juego”, ish-sulmuesi spanjoll, tashmë 49-vjeçar. El Moro, siç quhej nga fansat e tij, tha: "Unë u shtrova në spital për disa ditë për një emboli pulmonare për shkak të udhëtimeve të shumta me avion. U ndjeva i sëmurë pasi bëra kaq shumë fluturime," shpjegoi ai. "Në njërën prej tyre, fillova të ndjeja dhimbje në gjoks, një dhimbje të fortë. Mendova se ishte diçka gastrike dhe nuk doja të shkoja në spital. Por atë natë ndjeva diçka dhe shkova direkt te mjeku. Ata filluan të më kontrollonin zemrën dhe nuk panë asgjë derisa gjetën një hemoragji në mushkri.”

Drama Morientes, 5 ditë në spital: "Rrezikova të

Morientes: Historia e ish-lojtarit të Real Madrid!

Fatmirësisht tani është më mirë por frika ishte e madhe: "Është një mpiksje që u formua në gjurin tim për shkak të presionit të tepërt në aeroplan kur ai ishte ende i palëvizshëm në pistë. Gjaku im filloi të trashej në ajër dhe u ngjit në mushkëri. Kalova pesë ditë në spital duke rrezikuar vdekjen".

Më pas Morientes ka dashur të falënderojë mjekët që i kanë shpëtuar jetën dhe ka nisur një mesazh sensibilizues për opinionin publik. "Është e rëndësishme që ata që udhëtojnë shumë herë në javë të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe. Është mirë të mbani heparin me vete. Përndryshe, ju rekomandoj që të merrni vendime më të informuara dhe të mos udhëtoni aq shpesh sa unë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll