Sport

Conte: “Champions League? Do të flasim me qetësi me presidentin”…

“Jam shumë i lumtur në Napoli, por nuk mund të ndalem me kaq”.

20 Prill 2025, 11:30 Nga DOSJA
Conte: “Champions League? Do të flasim me qetësi me

ITALI - “Ndihem mirë në Napoli, jam integruar me qytetin, napolitanët më emocionojnë. Por nuk mund të ndalem me kaq”, tha Antonio Conte, trajneri i Napolit, pas fitores në Monza.

"Kam me vete një përgjegjësi për të fituar që më vënë në dukje gazetat. Kam dashuri të madhe për presidentin, - nënvizon Conte. - Erdha këtu sepse më kërkoi një dorë. Tifozi napolitan ka ambicie të fitojë dhe nëse nuk fiton bëhet edhe i keq.

Duhet të llogaris gjithçka se nuk jam budalla, duhet të kem armë, sepse përndryshe do të masakrohem e vitit të ardhshëm. Do të flasim me qetësi me presidentin, por në Napoli është rikthyer Champions League, - vazhdon ai.

"Për ndihmën që më kërkoi, ia ktheva gjithçka me interes. Të gjitha këto i bëj për tifozët e Napolit dhe për veten time, por duhet të mbrohem. Nëse e bëj, mirë, përndryshe do të kemi qenë një rrugëtim i madh së bashku".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll