Sport

Ranieri i sinqertë: “Roma në Champions League? Nuk është një shëtitje në pyll”

Dhe për Ancelottin, “Nuk do të komentoj më për trajnerin e ardhshëm”…

20 Prill 2025, 11:00 Nga DOSJA
Ranieri i sinqertë: “Roma në Champions League? Nuk

ITALI - “Champions League? Nuk është e lehtë, është si të thuash që këta djem po bëjnë diçka të jashtëzakonshme.

Ka ëndrra, pastaj janë mendimet dhe më pas veprimi. Nuk është një shëtitje në pyll. Ne e nisëm kampionatin keq, por duhet të përfundojë mirë nëse është e mundur", tha Claudio Ranieri për Sky Sport pas fitores 1-0 ndaj Veronës.

"Roma ka një grup të mirë, prandaj nuk do të qëndroj, - shtoi ai. - Pastaj duhet t'i japim kohë trajnerit të ri për të formuar ekipin, me mua do të ishte një vit i humbur.

Kemi shumë për të bërë, është e drejtë që unë të largohem, të vijë një trajner që e di se çfarë do.” Më pas ai nuk e komentoi sugjerimin për Ancelottin: “Nuk flas më për trajnerin e ri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll