Aktualitet

“E gjetëm të djegur”, fqinjët flasin pasi zjarri i mori jetën 2-vjeçarit në Kurbin: Jetojnë në mjerim, mblidhnin kan

17 Janar 2020, 16:42 Nga DOSJA
“E gjetëm të djegur”, fqinjët flasin pasi zjarri i

KURBIN– Fqinjët e familjes Çoku, e cila humbi sot të voglin 2-vjeçar pas zjarrit që përfshiu magazinën ku po luanin fëmijët, tregojnë varfërinë e kësaj familjeje. Në një prononcim për “Report Tv”, fqinjët tregojnë se familja me 11 anëtarë jetonin duke mbledhur kanaçe, ndërsa magazina që mori flakë shërbente për qëndrimin e pulave dhe lepujve.

Unë jam komshiu dhe e kam njeri timin të zotin e shtëpisë. Kam ardhur më vonë dhe kam parë zjarrfikësen dhe pasi është fikur zjarri është gjetur kufoma i asfikusar dhe i djegur. Fëmija ishte i vetëm. Nëna bashkë me vajzën e vogël ishin brenda. Jetojnë në kushte të vështira. Janë i vetë i 11, punon vetëm i zoti i shtëpisë. Te magazine ruanin lepuj dhe pula,”– tregon njëri prej tyre.

Unë jam komshiu. Quhem Ismail Lica. Unë s’isha aty për momentin. Erdha dhe pashë zjarrfikësen dhe më pas po kërkonin nëpër tym. Gjetëm kufomën e fëmijës, të asfiksuar dhe të djegur. Fëmijët kanë qenë duke lozur. Ishin vetëm. E ëma bashkë me njërën prej vajzave ishin brenda. Zjarrfikësit erdhën shpejt, por s’u bë gjë. Fëmijën e gjetëm të asfiksuar dhe të djegur. I kishin rënë drutë, tjegullat dhe llamarinat në shpinë, jetojnë në kushte të mjerueshme. Janë 11 vetë dhe vetëm njëri punon,”- shprehet një tjetër.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku zjarri i mori jetën një fëmijë dy vjeçar. Dosja.al mësoi se fëmijët e familjes së Haki Çokut po luanin me shkrepëse, ç’ka ka shkaktuar edhe zjarrin që më pas ka djegur të gjithë magazinën. Nëna e fëmijës ndodhej brenda në shtëpi, ndërsa kryefamiljari ishte në punë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet femija 2 vjecar ne kurbin kurbin zjarr ne kurbin digjet femija 2 vjecar ne kurbin kurbin zjarr ne kurbin

Sondazh

Poll