Aktualitet

3 vite burg për Ergest Malajn, nipin që grabiti lekët e ahengut në shtëpinë e hallës, pikasi 10 mln dhe u fut nga dritarj

17 Janar 2020, 16:21 Nga DOSJA
3 vite burg për Ergest Malajn, nipin që grabiti lekët e ahengut

FIER– Ergest Malaj, 23 vjeçari që u arrestua dy vite më parë pasi grabitë 10 milionë lekë (paratë e dasmës) në shtëpinë e hallës së tij, është dënuar me 3 vjet burg. Vendimi është marrë më datë 14 janar të këtij viti nga Gjykata e Apelit. Malaj ishte dënuar më datë 2 tetor të vitit 2019 me gjashtë vite burg për grabitjen në fjalë, por e kishte apeluar këtë vendim, dhe përfundimisht Apeli vendosi dënimin e të riut me tre vite burg.

Si ndodhi ngjarja

Ergest Malaj ishte ftuar në shtëpinë e familjes Bregaj që ishte edhe shtëpia e hallës së tij, pasi do të merrte pjesë në dasmën e djalit të hallës. Malaj ka qëndruar në shtëoi gjatë gjithë kohës së festimeve të dasmës dhe mësohet se ka pikasur edhe vendndodhjen e parave të ahengut, 10 milionë lekë të vjetra.

Ai u arrestua katër muaj pas grabitjes, por gjithmonë ka mohuar të ketë pasur lidhje me këtë ngjarje. Ergesti deklaronte se kishte qëndruar me gjyshin gjatë gjith kohës, por gjykata e faktoi me gjurmët e gishtërinjve që gjeti. Malaj ishte future nga dritarja në dhomën ku ndodheshin paratë, ku kishte lënë gjithashtu edhe gjurmët e gishtërinjve. Familjarët jepnin versione të ndryshme për ngjarjen, por përgjimi i telefonatave i faktoi si dëshmi të rreme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet nipi qe vodhi hallen ergest malaj fier grabitja e 10 mln lekeve ne fier denohet nipi qe vodhi hallen ergest malaj fier grabitja e 10 mln lekeve ne fier

Sondazh

Poll