Aktualitet

3.4 mln euro në ‘Toyota Auris’/ Ndryshon masa e sigurisë për të dyshuarit, ‘ia hedhin’ me detyrim paraqitjeje

17 Janar 2020, 15:54 Nga DOSJA
3.4 mln euro në ‘Toyota Auris’/ Ndryshon masa e sigurisë

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për 6 të pandehurit e grupit “Toyota Yaris”. Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjyqtari Lazer Sallaku, i cili ka vendosur të nxjerrë nga burgu grupin duke u lënë në fuqi masën “detyrim paraqitjeje”. 

Më herët më 3 dhjetor, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rikthehur masën “arrest me burg” për Edi e Klevi Likën, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, të cilit kishin përfituar zbutje dënimi dhe ishin vendosur në “arrest shtëpie”. Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, dosja kaloi te gjykata e Tiranës dhe jo në SPAK pasi nga hetimet e kryera, të pandehurit ‘shpëtuan’ nga akuza e grupit të strukturuar kriminal.  Avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan rishqyrtim të masës së sigurisë dhe për pasojë sot gjykata e Tiranës ka ndryshuar sërish masën e sigurisë për ta për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.

Si nisi çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurove. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje, duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris gjykata e tiranes lazer sallaku ndryshon masa per 'toyota auris' 3.4 mln euro ne toyota auris gjykata e tiranes lazer sallaku ndryshon masa per 'toyota auris'

Sondazh

Poll