Aktualitet

Bulqiza ‘pushtohet’ nga mjegulla, këshilla e mjekut: Shmangni qëndrimet e gjata jashtë (VD)

17 Janar 2020, 15:25 Nga DOSJA
Bulqiza ‘pushtohet’ nga mjegulla, këshilla e mjekut: Shmangni

BULQIZË- Prej pesë ditësh qyteti i Bulqizës dhe rrethinat e tij vijojnë të jenë në pushtetin e mjegullës, e cila kthehet në akull sapo vjen mbrëmja. Pamjet nga Qafa e Buallit e në qytetin e Bulqizës të japin përshtypjen e një dëbore, por që në të vërtetë është akull i krijuar si pasojë e prezencës së vazhdueshme të mjegullës. Qytetarët e Bulqizës thonë se qëndrimi jashtë në prani të mjegullës dhe të ftohtit po bëhet i papërballueshëm, pasi situata zgjat prej afro një jave.

Ndërkohë, mjeku Pneumolog Fatos Hoxha thotë se të moshuarit dhe fëmijët duhet që të shmangin qëndrimet e gjata të ekspozuara në mjegull. Sipas tij kategoritë më problematike janë ata me probleme polmunare siç është astma bronkiale.Temperaturat e ulëta, mjegulla dhe erërat e forta prej afro një jave janë prezente në qytetin e minatorëve, duke krijuar probleme të ndryshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize fatos hoxha mjegulla ne bulqize bulqize fatos hoxha mjegulla ne bulqize

Sondazh

Poll