Aktualitet

E rëndë në Kurbin/ Flakët përfshijnë kasollen, loja me shkrepëse i merr jetën fëmijës 2-vjeçar

17 Janar 2020, 14:19 Nga DOSJA
E rëndë në Kurbin/ Flakët përfshijnë kasollen,

KURBIN- Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në Kurbin, pasi magazina ku po luante me motrat dhe vëllezërit është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sanxhak të Kurbinit, mesditën e sotme rreth roës 15:00. Burime nga vendngjarja kanë bërë me dije për Dosja.al se fëmijët e familjes së Hakik Çokut po loznin me shkrepëse në magazinën ngjitur me shtëpinë e tyre.

Pikërisht një fije shkrepëse, mësohet se është bërë shkak për zjarrin masiv që më pas ka përfshirë të gjithë magazinën ku ndodheshin fëmijët, ndërkohë që kryefamiljari në atë moment ndodhej në punë.  Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por ajo që kanë gjetur ka qenë një magazinë e shkrumbuar dhe trupin e pajetë të fëmijës 2-vjeçar.

Përveç ngjarjes tronditëse që ka pësuar familja Çoku sot, Dosja.al mëson se ata janë në gjendje mjaft të vështirë ekonomike. Kjo familje kishte nëntë fëmijë, por tashmë u kanë mbetur gjashtë, pasi zjarri u mori më të voglin.

(a.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet femija 2 vjecar ne kurbin vdes femija ne kurbin zjarr ne kurbin digjet femija 2 vjecar ne kurbin vdes femija ne kurbin zjarr ne kurbin

Sondazh

Poll