Aktualitet

EMRAT/ Gjykata dënon punonjësit e Hipotekës në Korçë, jepnin certifikata false për pronat

17 Janar 2020, 15:01 Nga DOSJA
EMRAT/ Gjykata dënon punonjësit e Hipotekës në

KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë sot vendimin për disa punonjës së Hipotekës së këtij qyteti, të cilët ishin arrestuar për shkak se akuzoheshin se jepnin certifikata pronësie false. Sipas informacioneve mësohet se  një zinxhir punonjësish të Hipotekës falsifikonin dokumente pronësie. 

Në total ata janë dënuar  me 7.8 vite burg në total ish-zyrtarët e hipotekës së Korçës, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe falsifikim të dokumenteve. Të dënuar janë 5 punonjës të cilët kanë mbajtur poste të larta në këtë institucion dhe ata janë Erisild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Qiriako, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemi.

DETAJE PËR TË DËNUARIT

Sipas vendimit të Gjykatës së Korçës i pandehuri Erisild Hymet Gorari në bazë në bazë të nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, do vuaj me 3 vite burgim në pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke i ulur një të tretën e dënimit. Po ashtu ai nuk do kryejë dhe funksione publike dhe 3 vite pasi të ëprfundojë dënimin.

Arsidesa Iljaz Hysi është dënuar me 2 vite burgim, duke përfituar ulje të dënimit me 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar, po ashtu do jetë e detyruar që të mos ketë asnjë funksion publik dhe pas  mbarimit të dënimit.

Erjon Arif Qirjako është shpallur fajtor për veprën penale të “ushtrimi i ndikmit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe du vuaj 2 vite dënim, pasi ka përfituar ulje më 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Eriston Romeo Ziu është shpallur fajtor për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”, dhe dop vuaj 8 muaj burg, pasi ka përfituar ulje me 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu do jetë i detyruar që të mos mbajë asnjë funksione publike për një periudhë kohe 4- vjeçare, që do të zbatohet pas përfundimit të ekzekutimit të dënimit kryesor

Andrea Filip Zallemi është shpallur po ashtu fajtor dhe du vvuaj dënimin me 4 muaj burg, pasi dhe për këtë është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe i janë ulur 2 muaj nga dënimi. Po ashtu Gjykata i ka ngaruar kryerjen e 100 orëve punë publike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andrea zallemi arsidesa hysi erisild gorari eriston ziu erjon qiriako hipoteka korçë andrea zallemi arsidesa hysi erisild gorari eriston ziu erjon qiriako hipoteka korçë

Sondazh

Poll