Aktualitet

E rëndë në Kurbin/ Flakët përfshijnë kasollen, loja me shkrepëse i merr jetën fëmijës 2-vjeçar

Digjet kasollja në pronësi të Hakik Çokut në Kurbin. Brenda saj vdes një fëmijë 2 vjeç. Fëmija u asfiksua. Zjarri ra pasi i vogli i ndjerë po luante me shkrepëse me motrat dhe vëllezërit.
Featured image of article: E rëndë në Kurbin/ Flakët përfshijnë kasollen, loja me shkrepëse i merr jetën fëmijës 2-vjeçar Vendi i ngjarjes, Haki Coku dhe Fqinji
Përditësuar:

KURBIN- Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në Kurbin, pasi magazina ku po luante me motrat dhe vëllezërit është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sanxhak të Kurbinit, mesditën e sotme rreth roës 15:00. Burime nga vendngjarja kanë bërë me dije për Dosja.al se fëmijët e familjes së Hakik Çokut po loznin me shkrepëse në magazinën ngjitur me shtëpinë e tyre.

Pikërisht një fije shkrepëse, mësohet se është bërë shkak për zjarrin masiv që më pas ka përfshirë të gjithë magazinën ku ndodheshin fëmijët, ndërkohë që kryefamiljari në atë moment ndodhej në punë.  Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por ajo që kanë gjetur ka qenë një magazinë e shkrumbuar dhe trupin e pajetë të fëmijës 2-vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç ngjarjes tronditëse që ka pësuar familja Çoku sot, Dosja.al mëson se ata janë në gjendje mjaft të vështirë ekonomike. Kjo familje kishte nëntë fëmijë, por tashmë u kanë mbetur gjashtë, pasi zjarri u mori më të voglin.

(a.m/f.m/dosja.al)

  • 22:45

    “Ishte djegur totalisht”, fqinji tregon si e gjeti trupin e të voglit që dha shpirt mes flakëve në Kurbin, çfarë i panë sytë

    Fqinji

    Personi që pa i pari trupin ep ajetë të 2-vjeçarit që dha shpirt mes flakëve ëhstë një fqinj i familjes Çoku. Përpara kamerës së “AbcNews”, fqinji tregoi se çfarë i panë sytë në ato momente, brenda kasolles ku humbi jetën vogëlushi. “Është asfiksuar edhe është djegur totalisht. Unë e nxorra me vrap në krahë dhe e çova atje,”– tregon ai teksa bën me dorë edhe nga kasollja, e shkrumbuar tashmë.

     

  • 22:25

    “U dogj kalamani mrena”, Haki Çoku tregon si e mori vesh lajmin e kobshëm, familja në Kurbin hap dyert e zisë

    Vendi i ngjarjes dhe Haki Coku

    Haki Çoku, kryefamiljari që humbi sot të birin 2-vjeçar mes flakëve tregon se në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej në punë. Në një prononcim për “AbcNews”, Çoku shprehet se e mësoi tragjedinë me anë të një telefonate. Ai tregon më tej se zjarrin me shumë mundësi e kanë ndezur vetë fëmijët duke luajtur. “Isha në punë më thanë se ka ra zjarri o dogj kalamani. Nuk e di për momentin. Mendoj se e ka ndezur vetë kalamani me shkrepëse,”- tha ai. Familja Çoku në Kurbin ka hapur dyert e zisë

  • 17:39

    “E gjetëm të djegur”, fqinjët flasin pasi zjarri i mori jetën 2-vjeçarit në Kurbin: Jetojnënë mjerim, mblidhnin kanaçe

    Fqinjet ne Kurbin

    Fqinjët e familjes Çoku, e cila humbi sot të voglin 2-vjeçar pas zjarrit që përfshiu magazinën ku po luanin fëmijët, tregojnë varfërinë e kësaj familjeje. Në një prononcim për “Report Tv”, fqinjët tregojnë se familja me 11 anëtarë jetonin duke mbledhur kanaçe, ndërsa magazina që mori flakë shërbente për qëndrimin e pulave dhe lepujve. Unë jam komshiu dhe e kam njeri timin të zotin e shtëpisë. Kam ardhur më vonë dhe kam parë zjarrfikësen dhe pasi është fikur zjarri është gjetur kufoma i asfikusar dhe i djegur. Fëmija ishte i vetëm. Nëna bashkë me vajzën e vogël ishin brenda. Jetojnë në kushte të vështira. Janë i vetë i 11, punon vetëm i zoti i shtëpisë. Te magazine ruanin lepuj dhe pula,”- tregon njëri prej tyre.

    Unë jam komshiu. Quhem Ismail Lica. Unë s’isha aty për momentin. Erdha dhe pashë zjarrfikësen dhe më pas po kërkonin nëpër tym. Gjetëm kufomën e fëmijës, të asfiksuar dhe të djegur. Fëmijët kanë qenë duke lozur. Ishin vetëm. E ëma bashkë me njërën prej vajzave ishin brenda. Zjarrfikësit erdhën shpejt, por s’u bë gjë. Fëmijën e gjetëm të asfiksuar dhe të djegur. I kishin rënë drutë, tjegullat dhe llamarinat në shpinë, jetojnë në kushte të mjerueshme. Janë 11 vetë dhe vetëm njëri punon,”– shprehet një tjetër.

  • 16:49

    Zjarri i mori jetën një fëmijës në Kurbin, policia jep detaje

    Pamje nga magazina e djegur në Kurbin

    Kurbin/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • 16:49

    VIDEO/ Detaje të reja nga zjarri në Kurbin, çfarë lanë pas flakët, fëmijët e familjes ishin duke luajtur me shkrepëse

    Detaje të reja nga zjarri në Kurbin. Dyshohet që fëmija 2-vjeçar të ketë qenë duke luajtur me shkrepëse bashkë me motrat e vëllezërit. Në momentin kur ka rënë zjarri, babai i fëmijës ka qenë në punë.

    Vlen për t’u theksuar se familja Çoku ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe ka 7 fëmijë. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka magazine ku ra zjarri është shkrumbuar plotësisht, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë shtëpinë, ndërsa magazine është shkrumbuar plotësisht.

Shto Koment