Politike

Rama: Kemi mësuar që me BE mos të kërkojmë kurrë datë, duhet të jemi gjithmonë gati

Rama tha se plani është që negociatat të përmbyllen në vitin 2027, ndërsa shtoi se ka ende shumë punë për tu bërë.

14 Prill 2025, 19:56 Nga r.ll
Rama: Kemi mësuar që me BE mos të kërkojmë kurrë
edi rama

LUKSEMBURG- Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka një datë konkrete për çeljen e një tjetër grupkapitulli. 

Rama tha se plani është që negociatat të përmbyllen në vitin 2027, ndërsa shtoi se ka ende shumë punë për tu bërë. Ai tha se kanë mësuar që me Bashkimin Europian nuk duhet kërkuar asnjëherë datë por duhet të jesh gati gjithmonë për datën që ata japin. 

"Dua të shtoj ne kemi besim të plotë se presidenca polake do vijojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë çfarë përmendi Marta. Plani është të përmbyllim negociatat në 2027, ndaj na duhet të punojmë pa reshtur ndaj na duhet të kemi më shumë punë për të bërë. Të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup kapitullin II janë këtu, dua ti falenderoj të gjithë, po punojnë shumë dhe po japin rezultate. E kemi mësuar në kurriz që me BE mos kërko kurrë asnjë datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për datën, sepse në jemi këtu shumë vonë.", tha Rama.

edi rama ne luksemburg

Sondazh

Poll