14 Prill 2025, 19:12
Nga N.F
Agron Doburuna
KOSOVË- Zëvendësministri në detyrë i Financave në Kosovë, Agron Doburuna, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është larguar nga një konferencë rajonale e nivelit të lartë të mbajtur në Tiranë, për shkak të mënyrës së papranueshme të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në atë event.
Doburuna deklaroi se ishte i detyruar të largohej nga konferenca dhe të mos e nënshkruante Deklaratën e Angazhimit, për shkak të përdorimit të fusnotës (një shënim në fund të faqes ku shpjegohet fjala) me referencën “Rezoluta 1244 e OKB-së”. Një formulim që ai e cilësoi si tërësisht të papranueshëm dhe në kundërshtim me atë që zakonisht përdoret nga Bashkimi Evropian.
“Mënyra si u trajtua përfaqësimi i Kosovës ishte thellësisht zhgënjyese dhe e papranueshme për një shtet sovran, që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese,” ka shkruar Doburuna.
Ai theksoi se kërkesa për ta korrigjuar këtë paraqitje u injorua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, duke cenuar frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë që promovon vetë konferenca.
“Kosova është një realitet i pamohueshëm ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar thellësisht për të garantuar të drejtat e fëmijëve tanë dhe për të kontribuar në paqe e stabilitet në rajon, por kjo nuk mund të bëhet duke na mohuar subjektivitetin shtetëror,” ka thënë Dobruna.
Ndërsa theksoi se përdorimi i një fusnote të tillë nuk është vetëm një çështje teknike, por prek drejtpërdrejt dinjitetin kombëtar dhe respektin që Kosovës i takon, veçanërisht në një ngjarje të organizuar nga një vend mik. Ai shtoi se pavarësisht kërkesës për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca.

agron doburuna tirane
Politike
14 Prill 2025, 18:44
N.F
Kumbaro, Rama dhe Demo
BERAT- Fushata elektorale ka nisur vrullshëm për partitë ndërsa kanë nisur të dalin në pah edhe k...
Politike
14 Prill 2025, 18:56
A.Ll
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç
BRUKSEL - Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërkohë q...
Politike
14 Prill 2025, 18:55
r.ll
foto nga konferenca
LUKSEMBURG- Janë publikuar pamje nga konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohet sot ...
Politike
14 Prill 2025, 18:37
Nevila Gjata
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite vet&eu...
Politike
14 Prill 2025, 18:31
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Lezhë kanë...
Politike
14 Prill 2025, 18:07
N.F
Zaka
LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka shpërndar&eu...
Politike
14 Prill 2025, 18:11
r.ll
tedi mula
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula ka ndarë në rrjet...
Politike
14 Prill 2025, 18:00
r.ll
foto e postuar nga marta kos
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos shprehet se blloku prej 27 vendesh anë...
Politike
14 Prill 2025, 17:06
r.ll
pamje nga dokumentari
TIRANË- Një televizion gjerman i ka kushtuar një dokumentar Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt in...
Politike
14 Prill 2025, 16:44
r.ll
kaja kallas
LUKSEMBURG- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka mbajtur një konferencë për s...