Politike

Konferenca ndërqeveritare, ministri i Jashtëm i Polonisë: Kapitujt e hapur sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE

Radoslaw Sikorski, ministri Jashtëm i Polonisë, u shpreh se në situatën e përgjithshme aktuale zgjerimi mbetet në prioritetet kryesore . 

14 Prill 2025, 19:31 Nga r.ll
Konferenca ndërqeveritare, ministri i Jashtëm i Polonisë:
ministri polak

LUKSEMBURG- Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Bashkimit Europian- Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm” është zhvilluar sot në Luksemburg. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Zgjerimin të BE, Radoslaw Sikorski, ministri Jashtëm i Polonisë, u shpreh se në situatën e përgjithshme aktuale zgjerimi mbetet në prioritetet kryesore . 

Ai tha se mirëpritja e anëtarëve të rinj është investim gjeostrategjik në paqe dhe siguri. Ministri i vendit që mban edhe presidencën e Këshillit të BE tha se kapitujt e hapur sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE.

"Kur Putin kërkon paqe, kërkon që Ukraina të kapitullojë. Në situatën e përgjithshme aktuale, zgjerimi mbetetet pararojë. Tashmë mirëpritja e anëtarëve të rinj është investim gjeostrategjik në paqe dhe siguri. E mbyllëm 2024 me vizitën Shqipëri. Në fillim të 2025 prita Marta Kos dhe zgjerimi ishte në qender të bisedimeve. Kapitujt e hapur sot me Shqipërinë janë jetike për integrimin ekonomik të saj në tregun e brendshëm të BE. Do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investime.", u shpreh ai.

radoslaw sikorski konferenca e katert nderqeveritare shqiperi-be

Sondazh

Poll